Trashëgimi i të Drejtave të Autorit
Sqarim lidhur me trashëgiminë e te drejtave të autorit
3/16/20243 min lexim
Të drejta të autorit një pasuri e veçantë
Pasuria që krijojnë individi, gjatë jetës së tij mund ta shfrytëzoj lirshëm dhe të disponoj me të sipas dëshirës. Dikush krijon pasuri në formë të parave, të pronës së paluajtshme, e autorët e krijuesit, krijojnë pasuri apo pronë intelektuale.
Prona intelektuale falë kreativitetit të krijuesve të saj, aftësive, vlerësimit të publikut dhe faktorëve të tjerë, merr vlerën ekonomike apo kulturore, e në disa raste i jep famën krijuesve të saj. Të gjithë individët edhe autorët duhet kujdesur se çfarë ndodhë me pasurinë pas vdekjes së tyre. Për këtë arsye është rregulluar çështja e trashëgimisë. Është paraparë liria e individëve, e edhe e autorëve për të kaluar pronësinë e veprave gjatë jetës së tyre, por ai ose ajo ka liri të vendos se kush do të merr pronësinë e veprave me rastin e vdekjes së tij apo të sa
Veçantia e trashëgimit e të drejtave të autorit
Trashëgimia e të drejtave të autorit është e veçantë për nga përmbajtja, për faktin se trashëgohet vepra, përkatësisht të drejtat në lidhje me veprën. Veçantia konsiston në faktin se trashëgimi i pronës intelektuale nuk është i njëjtë me trashëgimin e një sendi, kur trashëgohet një vepër, shembull pikturë që mbrohet me të drejtën e autorit, janë trashëguar të drejtat ekonomike dhe të drejtat morale.
Edhe nëse trashëgimtarët nuk e kanë në posedim veprën, ata mund të kenë të drejtën e shitjes së riprodhimeve apo kopjeve të saj, në rastin tonë të pikturës, nëse kjo e drejtë nuk është kaluar me kontratë në pronarin e pikturës. Pra edhe me rastin e kalimit të pronësisë mbi veprën e autorit, mund të kalohen vetëm disa të drejta ekonomike në pronarin e tyre, ndërsa të tjerat mbesin me autorin dhe të njëjtat mund të trashëgohen nga pasardhësit e të njëjtit. Me të drejtë konsiderohet se autori mbanë disa elemente të drejtave ekonomike, pa marrë parasysh se çfarë licence ka dhënë për përdorimin e veprës së tij.
Aspektet ligjore mbi trashëgiminë e të drejtave të autorit
Veprat e autorit dhe shfrytëzimi i tyre bëhet vetëm me leje të autorit apo trashëgimtarëve pas vdekjes së tij, për këtë arsye kur një person kërkon të bëjë shfrytëzimin e një vepre, e autori ka vdekur, kërkon të gjejë trashëgimtarët e tij, se kujt e në kë kanë kaluar të drejtat pas vdekjes.
Për dallim nga prona e paluajtshme që është e regjistruar në regjistra përkatës, me rastin e veprave të autorit është më e vështirë, pasi autorët nuk janë të obliguar të regjistrojnë veprat e tyre. Për këtë arsye kur bëhet trashëgimia është me rëndësi të regjistrohen të gjitha veprat që ka krijuar autori, të drejtat dhe licencat të cilat i ka dhënë ai në dobi të trashëgimtareve por edhe të shfrytëzuese të veprave. I mbetet shfrytëzuesve të veprave, atyre që dëshirojnë ti përdorin veprat për qëllime komerciale, ti riprodhojnë e të transmetojnë ato që të gjejnë trashëgimtarët e veprës.
Në përgjithësi trashëgimi i të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta bëhet me rastin e vdekjes së autorit tek trashëgimtarët. Të drejta e autorit zgjasin edhe 70 vite pas vdekjes së autorit së paku në shumicën e juridiksioneve, qëllimi i kohëzgjatjes së të drejtave të autorit pas vdekjes së vetë autorit është që të ndihmohet ndër të tjera familja dhe pasardhësit e tij. Çështja e trashëgimisë është e rregulluar në forma të ndryshme në vende të ndryshme.
Parimisht në shumicën e juridiksioneve është paraparë që trashëgimi i të drejtave të autorit të bëhet me testament apo sipas ligjeve të aplikueshme për trashëgimi. Në këtë aspekt në SHBA, bartja e pronësisë për një vepër të autorit është paraparë të bëhet me testament apo sipas ligjeve të aplikueshme për trashëgimi. E njëjta vlen edhe për vendet e Bashkimit Evropian. Në Kosovë, gjithashtu është paraparë trashëgimia testamentare dhe ajo ligjore.
Rregullat dhe rekomandimet themelore
Legjislacioni për trashëgiminë përmban rregullat themelore për trashëgimin e të drejtave, përfshirë të drejtave të autorit, ku trashëgimi sipas ligjit, testamentit dhe legut janë baza ligjore e kalimit të drejtave të autorit në trashëgimtar në shumicën e juridiksioneve, përfshirë në Republikën e Kosovës.
Rekomandohet që autorët të rregullojnë çështjen e trashëgimit të drejtave të tyre me testament ose me anë të kontratës për cedimin dhe ndarjen e pronës intelektuale, si zgjidhje më e mirë se si do të veprohet me pronën intelektuale, e kush do të trashëgoj të drejtat ekonomike edhe ato morale të autorit.
AMA IP-LEX
info@amaiplex.com
+383 44 196 003
St. Mark Dizdari, Prishtina, Kosovo 10000