Ekipa

Valon V. Kashtanjeva

Valon Kashtanjeva është partneri menaxhues i AMA IP-LEX. Aktualisht ai është kandidat për doktoraturë në të Drejtën Civile, me disertacionin e tij në Zbatimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale. Valoni ka titullin LL.M. në të Drejtën Ekonomike Evropiane dhe të Drejtën e Pronësisë Intelektuale nga Universiteti Leuvenit, si dhe titullin LL.M. në Drejtën Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale dhe Konkurrencën e Padrejtë nga Akademia WIPO-së dhe Università Degli Studi di Torino.

Valoni ka mbi 15 vjet përvojë në zbatim dhe hartim të legjislacionit, vendimmarrje, këshillim, planifikim strategjik, konsulencë, përfaqësim biznesi dhe hulumtim ligjor. Ai ishte anëtar i Delegacionit të Kosovës për negociatat me BE-në për Kapitullin e Marrëveshjes së Stabilizim Associmit për Pronën Intelektuale.

Për gati një dekadë, ai udhëhoqi Zyrën e Kosovës për të Drejtat e Autorit dhe luajti një rol kyç në hartimin e politikave dhe hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale (DPI) në vend. Ai gjithashtu drejtoi Task Forcën Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit dhe kontribuoi në drejtimin e nismave qeveritare për krijimin dhe forcimin e sistemit të DPI-së në vend.

Ai është trajner për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale në Akademinë e Drejtësisë dhe trajner për politikë bërje dhe rregullim më të mirë- Vlerësimi i Ndikimit Rregullator.

Valoni ka qenë folës kryesor në konferenca të ndryshme ndërkombëtare dhe kombëtare.

Marc J. Randazza është një partner strategjik i AMA IP-LEX për përfaqësim në SHBA dhe në vendet e BE-së. Randazza është partneri menaxhues i RANDAZZA LEGAL GROUP, ai kalon pjesën më të madhe të kohës në zyrën e Las Vegasit në SHBA dhe është i disponueshëm për konsultim në çdo zyrë të firmës dhe në orare të caktuara në zyrat e firmave të tij korrespondente në Torino, Itali dhe Paris, Francë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai njihet si avokat i Amendamentit të Parë dhe pronësisë intelektuale dhe trajton çështjet gjyqësore dhe transaksionale në mbarë vendin..

Praktika e tij gjithashtu përfshin përfaqësimin e të pandehurve në veprimet SLAPP, protestuesve dhe raste të tjera të fjalës së lirë, si dhe procese gjyqësore dhe transaksione të pronësisë intelektuale. Praktika e tij përfshin përfaqësimin dhe mbrojtjen bizneseve të internetit me Seksionin 230, bizneset e argëtimit të të rriturve dhe biznese dhe individë të tjerë në çështjet e pronësisë intelektuale dhe fjalës së lirë. Randazza u nderua me mirënjohje nga Vegas, Inc. si një nga avokatët më të mirë të Nevadës Jugore për padi dhe mosmarrëveshje.

Randazza është zyrtar i Shoqatës së Avokatëve të Amendamentit të Parë. Ai është i licencuar për të ushtruar drejtësi dhe përfaqësuar në Nevada, Kaliforni, Massachusetts, Arizona, Florida, në të gjitha gjykatat federale këto shtete, në gjykata të shumta federale të apelit dhe përpara Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.

MARC J. RANDAZZA

Daniel është partner strategjik i AMA IP-LEX dhe themelues i LEGAL4SALES, me seli në Bruksel, Belgjikë. Ai është profesionist me përvojë të madhe në fushën e së drejtës tregtare ndërkombëtare, së drejtës korporative, së drejtës kontraktore, së drejtës së teknologjisë dhe pronësisë intelektuale. Përmes ekspertizës së tij, ai ofron këshillim juridik dhe mbështetje strategjike për biznese që operojnë në tregje ndërkombëtare, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, teknologjisë informative (IT) dhe dronëve.

Ai ka përvojë të konsiderueshme në negocimin dhe menaxhimin e kontratave, licencimin e softuerëve, sigurinë kibernetike dhe transaksionet tregtare, Daniel ofron zgjidhje juridike praktike, të orientuara drejt nevojave dhe objektivave të biznesit. Ekspertiza e tij përfshin hartimin dhe negocimin e marrëveshjeve tregtare, këshillimin për marrëdhëniet kontraktore, menaxhimin e rreziqeve juridike dhe mbështetjen e kompanive në zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Krahas angazhimit në këshillimin juridik, Daniel zhvillon programe të specializuara trajnimi, punëtori profesionale dhe kurse të përshtatura për kompani, veçanërisht në industrinë e teknologjisë informative dhe të dronëve. Ndërthurja e njohurive juridike me kuptimin e nevojave të biznesit i mundëson atij të ofrojë zgjidhje të përshtatura për sfidat e kompanive inovative dhe të orientuara drejt teknologjive të reja.

Daniel është Magjistër i Shkencave Juridike (LL.M.) dhe ka ndjekur studime shtesë në fushën e menaxhimit të teknologjisë informative dhe së drejtës administrative. Ai ofron shërbime profesionale në gjuhën gjermane, holandeze dhe angleze.

DANIEL KALISCH

AMA IP-LEX

info@amaiplex.com
+383 44 196 003

St. Mark Dizdari, Prishtina, Kosovo 10000