AMA IP-LEX është partner i juaj për pronësinë intelektuale dhe shërbime ligjore
01.
Shërbime inovative
AMA IP-LEX ofron zgjidhje ligjore dhe politika të avancuara e bashkohore. Qasja jonë vizionare siguron përputhshmëri ligjore dhe avantazh strategjik në situata komplekse.
02.
Personale dhe praktike
Ne besojmë se nuk ka dy çështje juridike të njëjta. Andaj, ne i konsiderojmë të gjitha nevojat e klientëve tanë nga një këndvështrim individual dhe synojmë të ofrojmë këshilla praktike.
03.
Këshilla dhe përfaqësim
Ne ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh ligjore të gjitha në një vend: ekipi ynë i ofron të gjitha, nga këshillimi deri te përfaqësimi i plotë gjyqësor.
Ne japim rezultate dhe inkurajojmë besim
Mirë se vini në AMA IP-LEX, ku profesionalizmi, efikasiteti, çiltërsia dhe inovacioni bashkohen për të ofruar shërbime ligjore të nivelit më të lartë.
Qasja jonë është e orientuar ndaj biznesit, ne menaxhojmë rreziqet ligjore në mënyrë pragmatike dhe proaktive. Në AMA IP-LEX, ne jemi aleati juaj i përkushtuar në mbrojtjen e inovacionit dhe investimeve, duke u siguruar që ato zhvillohen dhe ngadhënjejnë në një ambient konkurrues.
Shërbimet
Pronësia Intelektuale
E drejta e mediave dhe telekomunikimeve
E drejta e internetit dhe domeni
E drejta komerciale
E drejta e konkurrencës
Banka dhe Financa
E drejta e sportit
Ekspertiza për të drejtën e punës
E drejta dhe praktika administrative
Ekspertiza për hartim Legjislacioni
"Valoni shpesh më ka këshilluar me një qartësi të jashtëzakonshme, për çështje ligjore në fusha të shumta, si pronësia intelektuale, çështje komerciale dhe qeverisje. Kuptimi i tij i thellë për pronësinë intelektuale dhe aftësia e tij për të naviguar çështjet komplekse ligjore kanë qenë të pakrahasueshme. Unë rekomandoj lartë shërbimet e Valonit për këdo që kërkon këshilltar ligjor të nivelit të lartë."
- Kushtrim Xhakli
Ne jemi këtu për të ju ndihmuar
Ne i përshtatim shërbimet tona rreth nevojave tuaja ligjore në mënyrë që të arrijmë së bashku rezultatin e dëshiruar.