Punëtori për Luftimin e Piraterisë dhe Falsifikimit në Kosovë
Drejtori i AMA IP-LEX - prezantoi në punëtorinë e organizuar nga Departamenti Amerikan i Tregtisë dhe në partneritet me Ambasadën Amerikane në Republikën e Kosovës
4/21/20243 min lexim


Drejtori Menaxhues i AMA IP-LEX z. Valon Kashtanjeva prezantoi në punëtorinë e organizuar nga Departamenti Amerikan i Tregtisë në partneritet me Ambasadën Amerikane në Kosovë
Z. Valon Kashtanjeva, Drejtori Menaxhues i AMA IP-LEX, prezantoi në - "Punëtori për Luftimin e Piraterisë dhe Falsifikimit në Kosovë" e organizuar nga Departamenti Amerikan i Tregtisë në partneritet me Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Kjo punëtori, e zhvilluar më 16-18 Prill 2024, e destinuar për gjyqtarët e Gjykatës Komerciale, prokurorë, zyrtarët doganorë, policinë dhe zyrtarët nga Agjencia e Pronësisë Industriale dhe Zyra e të Drejtës se Autorit.
Z. Kashtanjeva, fillimisht falënderoi Departamentin e Tregtisë dhe Ambasadën Amerikane në Kosovë, për organizim e kësaj punëtorie të rëndësishme, dhe besimin e dhënë për z. Kashtanjeva, në ndihmën për të organizuar një punëtori aq të rëndësishme dhe me ekspertë nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar. Në punëtori prezantoi edhe Zëvendës Presidenti i Mbrojtjes së Përmbajtjes Globale, i Universal Music Group, z. Graeme Grant.
Konceptet Bazë të Mbrojtjes dhe Zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Kosovë
Z. Kashtanjeva, në punëtori prezantoi temën me titull "Konceptet Bazë të Mbrojtjes dhe Zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Kosovë," dhe ai gjithashtu prezantoi dhe bashkë-udhhoqi me ekspertin e pronësisë intelektuale, z. Kenneth Wight një ushtrim praktik të ndërlidhur me Luftimin e Kontrabandës me Mallra të Falsifikuara, si dhe moderoi panelin “Bashkëpunimi Ndërministror në Zbatimin e Pronësinë Intelektuale”, në panel prezantuan znj. Bobbie Smith, Këshilltare e Agjentit special të ICHIP, Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Qendra Kombëtare Koordinuese për të Drejtat të Pronësisë Intelektuale; znj. Kristi O'Malley, avokate i ICHIP, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, dhe Dave Lowe, Shef i Ndërtimit të Kapaciteteve dhe Krijimit të Zbatimit, Zyra për Pronësi Intelektuale e Mbretërisë së Bashkuar (UKIPO).
Në prezantimin e tij, Z. Kashtanjeva prezantoi konceptet bazë të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (DPI) si produkt i kreativitetit dhe intelektit njerëzor, që përfshin shpikjet, muzikën dhe softuerin kompjuterik, veprat letrare, sekretet tregtare, dizajnin e treguesit gjeografik. Ai foli për karakteristikat themelore të këtyre të drejtave dhe sfidat e mëdha që lidhen me mbrojtjen e pronësisë intelektuale për-shkak të karakterit jo-material të saj. Duke u fokusuar në zbatimin e këtyre të drejtave në vendet në zhvillim, dhe Republikën e Kosovës. Fjala e tij mbuloi llojet e ndryshme të PI-së, duke përfshirë të drejtat e autorit, patentat, markat tregtare dhe dizajnet industriale.
Një pjesë e konsiderueshme e diskutimit iu kushtua procedurave të zbatimit të drejtave pronësore intelektuale në Kosovë. Z. Kashtanjeva vuri në dukje mangësitë kritike në sistemimin lokal të zbatimit, si mungesa e sanksioneve të rrepta dhe një mungesë të kapaciteteve njerëzore, të cilat pengojnë mbrojtjen efektive të të DPI-së në vend. Ai detajoi kornizën ligjore të DPI-së në Kosovë, duke iu referuar ligjeve vendore dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, si Marrëveshja e TRIPS-it.
Më tej, Z. Kashtanjeva trajtoi vështirësitë praktike të zbatimit të DPI-ve, në kontekstin e një vendi në zhvillim, duke theksuar nevojën që pronarët e DPI-ve të mbrojnë aktivisht të drejtat e tyre në mes të këtyre sfidave. Ai përshkroi zgjidhjet ligjore civile dhe penale të disponueshme, përfshirë urdhrat ndalues, dëmet kompensuese dhe dënimet penale për shkelje të rënda, duke ofruar një prezantim gjithëpërfshirës të mjeteve të disponueshme për zbatimin e të drejtave të PI-së.
Ky prezantim ishte thelbësor për të rritur kuptimin e peisazhit të DPI-së në Kosovë, duke theksuar bazën ligjore si dhe sfidat praktike në vend.
AMA IP-LEX
info@amaiplex.com
+383 44 196 003
St. Mark Dizdari, Prishtina, Kosovo 10000